Një shqiptar është vënë në pranga pas një operacioni të policisë italiane, që shkatërroi bandën e trafikut të drogës, e cila drejtohej nga djali i një bosi të njohur të mafies në vendin fqinj.

Nga mediat italiane mësohet se shqiptari i arrestuar është 38-vjeçari Frederik Loka, lindur në Dibër.

Në prangat e policisë italiane ranë 15 persona pjesë e bandës të cilët merreshin me trafikun e kokainës, marijuanës e hashashit, ku bazën e kishte në komunën e Mondragones në provincën e Napolit.

Organizata drejtohej nga Francesko Tierio La Torre, 31-vjecar, që është djali i bosit të njohur mafioz Augusto La Torre.