Një 30-vjeçare nga Durrësi, banore e lagjes nr.17, është djegur aksidentalisht me ujë të nxehtë në shtëpinë e saj.
Mësohet se shtetasja M.H. ka pësuar djegie në trup dhe për këtë arsye ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia bën të ditur se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.





