Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk do të rikandidojë sërish në zgjedhjet për kryetar të partisë së saj CDU. BBC raporton se zgjedhjet brenda CDU-së janë parashikuar të mbahen në muajin dhjetor, ndërsa Merkel ka njoftuar partinë se nuk do garojë për t’u rizgjedhur.
Vendimi i saj vjen pasi CDU pësoi humbje të mëdha në zgjedhjet rajonale. Angela Merkel ka qenë kryetare e CDU-së që prej vitit 2000, duke u bërë kështu një nga lideret më jetëgjatë të saj. Kurse që nga viti 2005, Merkel ka qenë Kancelare e Gjermanisë, post që vazhdon ende ta mbajë.
Sipas burimeve të BBC, Merkel njoftoi lidershipin e CDU-së se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetar të partisë, por tha se dëshiron që të vazhdojë të mbetet Kancelare e vendit.