Një makinë tip Mistubish është përfshirë nga flakët, ndërkohë që ishte në lëvizje në rrugën Elbasan – Librazhd.

Fatmirësisht, drejtuesi 31-vjeçar nga Tirana është hedhur me shpejtësi nga makina dhe ka shpëtuar.

Në vendin e ngjarjes shkoi një zjarrfikëse, e cila mundësoi fikjen e flakëve.

Mjeti është djegur plotësisht dhe policia po heton shkaqet e kësaj ngjarjeje.