Një shqiptar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mëngjesin e së shtunës në Francoli, në zonën e Casertanos në Itali.

Sipas medieve italiane, shqiptari po vidhte një kamion në një fermë, kur u qëllua me çifte nga pronari italian me identitetin Mario C.

Gjatë incidentit, edhe italiani ka mbetur me një këmbë të thyer dhe një plagë në sy, ndërsa shqiptari ka përfunduar në spitalin Cardarelli të Napolit, jashtë rrezikut për jetën.

Shqiptari hetohet për grabitje, ndërsa sipërmarrësi për vrasje në tentativë, por akuza ndaj tij mund të lehtësohet në kufijtë e mbrojtjes vetjake.