Një 76-vjeçar nga Durrësi ka humbur jetën si pasojë e një rrëzimi në ambientet e shtëpisë. Të paktën kështu dyshon paraprakisht policia e cila po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 26.10.2018, ka gjetur vdekjen shtetasi H.S, vjeç 76, banues në Durrës, i cili është rrëzuar në banesë, dhe është gjetur nga bashkëshortja D.S. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për vlerësim”,- njofton policia.