Policia e Durrësit nis hetimet për një pronar lokali në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.
Mësohet se shtetasi M.B. 57 vjeç ka zënë një hapësirë publike në lokalin që ka në pronësi dhe e përdor për parkim makinash.
“Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Fyerja”, më datë 25.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasin M.B., vjeç 57, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 1, Durrës, në lokalin në pronësi, ka zënë një sipërfaqe tokë publike dhe e përdor për parkim. Neni 200 i Kodit Penal”,- bën të ditur policia.





