Alarmohet shtetti grek, punonjësit e Ministrisë së Jashtme vënë re një pako të dyshimtë. Mediat greke raportojnë se punonjësit e ministrisë së Jashtme janë evakuuar nga godina, ndërkohë që policia po kryen të gjitha kontrollet.
“Është gjetur një pako e dyshimtë, e cila mbërriti me postë”, tha një zyrtar i policisë për Reuters. Por pas ndërhyrjes së specialistëve u konstatua se në pakon e cilësuar si të dyshimtë ishte vetëm një matës tensioni.
Sulmet në shkallë të vogël ndaj bizneseve, ndërtesave shtetërore, policisë dhe politikanëve janë të shpeshta në Greqi.