Të paktën 6 persona kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve të mëdha nga shirat që kanë goditur në këto ditë rajonin e Krasnodar, në Rusinë jugore.

Në lajmin e bërë të ditur nga agjencia "Tass", thuhet që situata është emergjente. Përmbytjet e furishme kanë dëmtuar rrugët, autostradat dhe urat dhe kanë detyruar ndërprerjen e trafikut hekurudhor në disa zona.

Gjithashtu është ndërprerë furnizimi me gaz dhe energji elektrike dhe qyteti i Tuapse, ku jetojnë 60.000 banorë është pa ujë dhe energji elektrike.