Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Sipas burimeve zyrtare, mësohet se mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:07, në Valias të Kamzës, është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të pa qarta shtetasi E. B., 50 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.10.2018, rreth orës 20:07, në Valias të Kamzës është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të pa qarta shtetasi E. B., 50 vjeç.

Shtetasi i dëmtuar aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Po bëhet krehja e zonës, territorit përreth, si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje- daljet e kryeqytetit.