Zona Halkidiki, Sythonia e Greqisë është përfshirë nga një zjarri i madh, i cili favorizohet edhe nga era.

Që prej orëve të para të mëngjesit po veprojnë forca zjarrfikese dhe avionë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Kushtet janë shumë të vështira për shkak edhe të erërave të fuqishme, ndërsa në zonë nuk po funksionon telefonia celulare.

Ndërkohë në Selanik ka pasur disa vatra zjarri gjatë natës që janë vënë nën kontroll.