Një banesë është përfshirë nga flakët nga plasja e llambës ndërsa ka mbetur e plagosur një 17-vjeçare në fshatin Rragam të Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës, ku në banesën e shtetasit V.K. ka rënë zjarr e për pasojë është dëmtuar shtetësja Elizabeta Kola.  

17-vjeçarja në gjendje paralize, ka marrë djegie në disa pjesë të trupit dhe ndodhet në repartin e djegie plastikës në QSUT Tiranë, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.