Nga Komisariati i Policisë Durrës, mësohet se, një ditë më parë një 72-vjeçar është gjetur i vdekur në banesë.
"Më datë 23.10.2018, në fshatin Manz e Vjetër, në banesë, ka vdekur shtetasi S.M., vjeç 72," thuhet në njoftimin zyrtar.
Nga të njëjtat burime mësohet se, nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.





