Sherr i rëndë mes babait dhe vajzës së tij adoleshente 16-vjeçare. Policia e Korçës bën me dije se babai ka keqtrajtuar të bijën, por kjo e fundit i është kthyer keq duke e plagosur me mjet të mprehtë.
Pas kësaj, babai ka përfundur në spital, nga Korça në drejtim të Tiranës. Ndërkohë policia ka nisur procedimin penal ndaj të dyve.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
A.C., 54 vjeç, si edhe ndaj vajzës së tij shtetases K.C., 16 vjeçe, të dy banues në Maliq. Procedimi ndaj tyre filloi pasi, në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi A.C., e ka keqtrajtuar vajzën e tij, e cila më pas e ka goditur këtë të fundit, me një mjet të mprehtë në parakrah.
Ky shtetas pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, u dërgua në Tiranë për mjekim të specializuar, ndërsa shtetasja K.C., u pajis me urdhër-mbrojtje.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale bazuar në nenet 124/b/1 dhe 130/a/3 të Kodit Penal.





