Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Blatëz të Fierit, ku pas një sherri mes dy vëllezërve 13 dhe 10-vjeçarë, ky i fundit ka goditur me thikë për vdekje vëllanë më të madh.

13-vjeçari ka shkuar në spital i shoqëruar nga prindërit, dhe si pasojë ka gjetur vdekjen aty.

Informacioni paraprak i policisë:

Sot në datën 24.10.2018, rreth orës 10:50, ka shkuar i shoqëruar nga familjarët në Spitalin e Fierit shtetasi Gj.V, 13 vjeç, banues në fshatin Baltëz.

Nga hetimet paraprake dyshohet se pas një grindje me njëri-tjetrin, vëllai i tij i vogël, shtetasi i mitur K.V, 10 vjeç, ka marrë thikën dhe e ka goditur.

Si pasojë e plagëve të mara, shtetasi Gj.V ndërroi jetë në Spitalin e Fierit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.