Ndërsa në Gjykatën e Krimeve të Rënda po zhvillohet seanca për "Avdylajt" dhe pjesën tjetër të të arrestuarve të operacionit "Vol-vo 4", një nga të pandehurve i ka rënë të fikët në sallë.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Vlash Gazulli, rreth 74 vjeç i cili ka humbur ndjenjat duke rënë përtokë.

Menjëherë është thirrur ambulanca dhe të pandehurit i është dhënë ndihma e parë jashtë gjykatës. Emri i Vlash Gazullit ka dalë nga përgjimet e prokurorisë si një nga personat që ka përfituar prona në Ranën e Hedhun. Ai akuzohet per falsikimin dokumentesh në kuadër të grupit kriminal dhe për tjetërsim pronash.