Ndërron jetë në ambientet e paraburgimit në Tiranë, te komisariati nr.3, një person i ndaluar i moshës 45 vjeç.

Policia informon paraprakisht se viktima, Dritan Rica dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e ndonjë arresti kardiak. Nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

Informacioni paraprak:

Më datë 24.10.2018, rreth orës 04:45, në ambjentet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Nr.3, ka ndërruar jetë i ndaluari D. R., 45 vjeç.

Nga këqyrjet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Paraprakisht dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e ndonjë arresti kardiak.

Pritet raporti i mjekut ligjor për përcaktimin e shkakut të vdekjes.