Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë "arrest shtëpie" për Redi Popeskun, i cili dyshohet se ka kryer veprime që pengonin zbulimin e të vërtetës, për vrasjen e 4 tetorit.

40-vjeçari mendohet se ka refuzuar kërkesat e prokurorëve për të dorëzuar një armë me leje, për të cilën është parë e domosdoshme kryerja e ekspertizës. Justifikimi i Popeskut ka qenë se armën kishte kohë që e kishte humbur.

Ngjarja e 4 tetorit ndodhi në lokalin "Monopol" në pronësi të Popeskut në zonën e ish-bllokut, ku gjatë shkëmbimit me armë zjarri mbeti i vrarë Fabiol Gaxha,ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Aktualisht janë ende në kërkim ushtaraku i beretave të kuqe Marviol Billo, Fabiol Alushi dhe Ervin Mata që është i dashuri i këngëtares Elvana Gjata.