Është shtyrë për në datë 30 tetor seanca e radhës ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 bashkëpunëtorëve të ti, pas kërkesës së palës mbrojtëse, për më shumë kohë për të përgatitur konkluzionet. 

Pas leximit të pretencës nga ana e Prokurorisë, e cila kërkoi 64 vite burg për të pandehurit, këtë të martë ishte radha e mbrojtjes të shprehte qëndrimin e saj.

Ndryshe nga një javë më parë, kur seanca nuk u zhvillua për shkak të mungesës së njërit prej avokatëve, këtë herë ata ishin të gjithë të pranishëm në sallë të gjyqit.