Një 54-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pasi ka goditur me sende të forta djalin e tij.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Liman K, banues në Bulqizë, pasi  në banesën e tij, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime djalit të tij shtetasit B.K, 23 vjeç.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Dibër për veprën penale "Dhunë në familje", parashikuar nga neni130/a i Kodit Penal.