Rreth 12 orë pas ndalimit nga ''super operacioni'' i RENEA-s dhe FNSH-së është liruar nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, Flamur Avdyli.

Ai është vëllai i drejtuesit të grupit të Shijakut, Astrit Avdyli, i cili vijon që të jetë i arrestuar së bashku me Shkëlqim Avdylin.

Gjithashtu mbrëmë u prangos kushëriri i parë i vëllezërve, Jasim Avdyli së bashku me H. Hoxha, të dënuar në Turqi për trafik heroine dhe mbi 20 persona të tjerë u shoqëruan.

Ndërkohë që paraditen e sotme, Flamur Avdyli u lirua, shkruan Shqiptarja.com.