Një konflikt çasti ka ndodhur në qytetin e Burrelit, ku është plagosur me armë zjarri një 20-vjeçar. Policia njofton se i riu që është plagosur aksidentalisht, pasi nuk kishte lidhje me konfliktin, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shpallur në kërkim të dy protagonistët e ngjarjes, dhe po krehin zonën me qëllim gjetjen dhe arrestimin e tyre.

INFORMACIONI PARAPRAK:

Në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur kryqëzimi i Koliqit, gjatë një konflikti të çastit mes shtetasve O.D dhe E.C, në konflikt e sipër dyshohet se shtetasi  O.D,  ka qëlluar me armë ku për pasojë është plagosur aksidentalisht dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasi M.M, 20 vjeç, i cili nuk kishte lidhje me konfliktin.

Policia ka shpallur në kërkim të dy shtetasit O.D dhe E.C, ku forcat e Policisë po krehin zonën, po ushtrojnë kontrolle në ambjente e në aksin rrugor me qëllim gjetjen dhe arrestimin e tyre.

Në vendngjarje  ndodhet grupi hetimor  dhe po punohet intensivisht për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.