Nga Gjergji THANASI
E duam Shqipërinë si gjithë Evropa
Në janar 1991 në një përplasje personale me komandantin e Burgut të Spacit një farë Josif Sadiku për përfshirjen e busteve të Dullës në dekretin e Ramizit për mbrojtjen e monumenteve, ky Josifi, që nga komandant toge të gatshme ishte bërë komandant i madh i kampit, na ishte shndërruar edhe në filozof. Sipas tij, parrulla e demonstratave: E duam Shqipërinë si gjithë Evropa ishte e gabuar dhe Komandanti (Dulla) kohë më parë me largpamësi kishte përqafuar parrullën: Proletarë të të gjithë vendeve bashkohuni. Përgjigja ime, që reflektonte edhe bindjen time më të thellë, ishte: Z. komandant ju bashkohuni me proletarët e Kinës e të Vjetnamit, të Zimbabves e të Belizes, ndërsa unë preferoj të bashkohem me borgjezët e Evropës! Besoj se mua do të më dalë më mirë me këta borgjezët e Evropës sesa ju me proletarët, që sapo ju përmenda! Josifi menjëherë dha urdhër të dënuarit të dilnin nga menca, se mbledhja kishte mbaruar!
Prokuroreja e kohës së Causheskut
Thuajse 28 vite më vonë për turp të Zotit ideali im i borgjezisë evropiane sot përfaqësohet nga “rryshfetxhinj” CEZ-i si z. Kukan (ftoj kryerilindasin të më hedhë në gjyq për shpifje!), pijanecë klasi si z. Juncker apo edhe prokurore duarpërgjakur të kohës së Causheskut, si eurodeputetja Monica Macovei. Shqiptarët e shumëvuajtur në përgjithësi dhe të djathtët shqiptarë në vecanti kurrsesi nuk mund të marrin leksione demokracie nga një ish prokurore duarpërgjakur e kohës së Causheskut. Theksojmë se karriera e kësaj farë eurodeputeteje morri përpjetë, kur ju caktua të hetonte “vetvrasjen” e një studenteje sportiste bukuroshe, viktimë e epsheve shtazarake të Niki Causheskut të birit të diktatorit rumun. Xhisiela rumune e pati fatin dukshëm më të keq se Xhisiela e djalit të deputetit socialist në Shqipëri!
Prokuroreja e djeshme komuniste dhe eurodeputetja e sotme sorrosxhije e mbylli cështjen si vetvrasje, megjithë shenjat e hematomave në trup e në fytyrë të viktimës së ngratë, rezultat i sadizmit të Causheskut Jr. Ky hetim e ndihmoi shumë karrierën plot njolla gjaku të prokurores komuniste Macovei. Është turp për Evropën dhe idealet e saja të larta, që kjo kriminele rumune të shndërrohet në ligjvënëse evropiane. Macovei duhet të përfundonte si kolegët e saj të Gjykatës së Distriktit të Timishoarës në 23 dhjetor 1989 (shikoni foton), që u arrestuan nga rumunët, hungarezët dhe zeklerët kryengritës. Të tillë pisa gjykatës e prokurorë në ato ditë dhjetori po përpiqeshin t’i vishnin masakrës së Securitad-it në Timishoara një palë benevrekë ligjorë. Ky mustaqja i fotos u vra nga kryengritësit e Timishoarës, ndërsa po përpiqej t’i rrëmbente Pistol-mitraliera-n 65 nga duart një gruaje trime në Sheshin Maria. Kjo Macovei, që na mban leksione demokracie, meriton të trajtohet (poshtërohet) njëlloj si kryeministri komunist Dascalescu në Timishoara në 19 dhjetor 1989 dhe pikë!
Hetuesi i kohës së Dullës
Për koincidencë në Shqipëri, në sajë të “Rilindjes” ne kemi dhjetra e dhjetra “Macovei” të ngjallura lugat! Koincidenca bëhet edhe më e theksuar, kur njëlloj si karriera e prokurores Macovei, karriera e ministrit të sotëm Xhafaj bëri përpjetë me transferim nga Hetuesia e Krujës në Komitetin e Rinisë së Tiranës, pasi ky “alkimist” drejtësie vrasjen e shoferit të poltibyroistit Simon Stefani e shndërroi në vetvrasje. Për “ciftin” Xhafaj-Macovei anglezët thonë: Birds of the same feather flock together. Ne shqiptarët kemi një shprehje frazeologjike më të bukur: gjeti tenxherja (Monica) kapakun (Fatmirin)! Me shumë dhimbje mund të shkruaj që parulla: E duam Shqipërinë si gjithë Evropa tashmë është shndërruar: E kemi Shqipërinë plot me sundimtarë alla “Macovei”.
Shembulli domethënës i kryeministrit Urban
Në vitin 1989 komunistët hungarezë dhe ustallarët e tyre sovjetikë u detyruan të lejojnë rivarrimin me nderime të eshtrave të ish kryeministrit Imre Nagy dhe disa politikanëve hungarezë viktima të terrorit komunist. Në rivarrim u mbajtën shumë fjalime, por spikati fjalimi lakonik e shumë i guximshëm i të riut Viktor Urban. Ai riafirmoi publikisht parullën e nëntorit 1956: Ruszikik Haza! Rusë Shporruni! Të hidhje një parullë të tillë në Budapest në vitin 1989 ishte më e rrezikshme sesa në vitin 1990 të hidhje në Kavajë parullën: Enver Hitler!
Sot i riu Urban është kryeministër i djathtë i Hungarisë. Ai mbetet një antikomunist e anti rus 24 karatësh. Njëlloj si antikomunisti Curcill, që bëri aleancë me Stalinin për ta shpëtuar Perandorinë Britanike nga Boshti Berlin-Romë-Tokjo, Kryeministri Urban midis pederastëve, hajdutëve, kriminelëve, rryshfetxhinjve, drogaxhinjve, ish komunistëve aktualisht sorrosxhinj dhe Putinit, preferon Carin e ri të Kremlinit. Kryeministri Urban i përmbahet maksimës së diplomacisë britanike: Nuk ka miq ose armiq të përjetshëm, por ka vetëm interesa britanike të përjetshme.
Ka ardhur koha, që parrullën e trimave hungarezë të nëntorit 1956: Rusë Shporruni këtë nëntor 2018 ta zëvendësojmë me parullën: Sorrosxhinj shporruni nga Shqipëria!