Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar me armë në dasmën ku ishte i ftuar, ndërkohë që është proceduar në gjendje të lirë edhe babai i nuses.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gribe në Elbasan, ku shtetasi Fabjon Selami, 27 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në dasmën e vajzës së shtetasit L.M., 59 vjeç.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin Fabjon Selami, 27 vjeç, banues në fshatin Kalaj, Gramsh, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese”.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 18.10.2018, në fshatin Gribë, ka qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë në ceremoninë e martesës së vajzës së shtetasit L.M., 59 vjeç.
Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Mos kallzim krimi” edhe shtetasi L.M.
Materialet Hetimore i kaluan Prokorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë.





