Kurorëzimi i një historie dashurie nuk është fundi i lumtur, por një fillim i ri, i cili ndonjëherë mund të jetë i mundimshëm dhe i vështirë.

Martesa nuk është e gjitha ''trëndafila dhe lule'' ndaj bëni mirë t'i dini disa gjëra rreth saj:

Besimi: Nëqoftëse nuk ka besim në një lidhje, është vështirë që marrëdhënia të funksionojë. Duhet të zbuloni anët e njëri-tjetrit që nuk i keni njohur akoma.

Respekti: Jeta nuk është bardh e zi por ju duhet të dini të respektoni njëri-tjetrin. Edhe nëse ndodh që të keqkuptoheni për diçka, duhet të jeni të duruar.

Zhurmat: Një debat është normal në një martesë, por duhet të dini ta menaxhoni situatën jo të bërtisni me zë të lartë.

Shpresa: Njerëzit nuk ndryshojnë, më së shumti ''dëmtojnë'' disa nga anët e karakterit të tyre. Ju duhet të respektoni hapësirat e njëri tjetrit, në fund të fundit ju e keni zgjedhur atë, dhe duke e dashur ndryshe do të ishte e pakuptimtë.

Zemërimi: Të lëni mënjanë zemërimin dhe kur mbaron dita të shkëmbeni një përqafim dhe një puthje. Nesër është një ditë tjetër dhe duhet jeni ndryshe nga sot.