Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit “Stresi” ka dalë dot para Gjykatës së Tiranës ku u njoh sot me masën e sigurisë “arrest me burg”.
Avokati i këngëtarit tha se mbajtja në burg e Stresit është e paligjshme. Kjo për shkak se në dollapin e hotelit ku Arkimed Lushaj u kap dy ditë më parë, u gjet e mbështjellë me peshqir pistoleta e cila u sekuestrua. Sipas avokatit, Arkimed Lushaj pretendon se nuk i përket atij.
Avokati theksoi gjithashtu se në videon e shpërndarë nga policia për arrestimin e Stresit, u pa këngëtari pothuajse nudo në hotel dhe nuk shfaqet arma, për të cilën ai është arrestuar për armëmbajtje.
Aspekti i dytë i paligjshmërisë së policisë, argumentoi avokati mbrojtës, është edhe fakti që policia bëri kontroll në dhomën e hotelit pa marrë leje sikundër e përcakton ligji. Dhe nga kontrolli u gjet pistoleta e fshehur në dollap, për të cilën ai thotë se mund t’i përkasi personave të tjerë dhe jo klientit të tij Arkimed Lushaj.





