Karabinierët e Catania-s kanë vënë në pranga një shqiptar, i cili kishte fshehur 84 kg marijuanë në banesën e tij në Tremestieri Etneo.

Shqiptari 35-vjeçar me inicialet M. R. ishte vënë në ndjekje prej disa kohësh nga policia italiane, pas informacioneve të marrë në rrugë operative. Gjatë kontrollit të bërë nga autoritetet italiane, 35-vjeçari e kishte fshehur drogën në dhomën e tij të gjumit.

Droga e sekuestruar ishte e destinuar për tu hedhur në tregun e Etneo-s dhe do të kapte vlerën e rreth  600,000 eurove.

Policia ka sekuestruar dhe të gjitha sendet e tjera që përdoreshin nga shqiptari për paketimin e marijuanës.