Tre persona janë arrestuar në Elbasan gjatë një operacioni të policisë të koduar “Sezoni”. Tre të dyshuarit ndërhynin te pedagogët e universitetit “Aleksandër Xhuvani” për të vendosur nota kaluese kundrejt pagesës.

Nga hetimi i bluve të Elbasanit që zgjati 2 muaj, u vunë në pranga Skëndet Stafa 46 vjeç, Qamil Murataj 49 vjeç dhe Medi Hana 50 vjeç. Qamil Murataj ka qenë para disa vitesh drejtor i një shkolle 9-vjeçare në Yrshek të Tiranës.

Të arrestuarit akuzohen për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike“. Për arsye hetimore, policia nuk bën me dije të tjera detaje, pasi hetimet janë duke vazhduar.