Australia mund të ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ta zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem, duke e njohur atë praktikisht si kryeqytetin e Izraelit.

Pavarësisht deklaratës së fortë të tij, kryeministri Scott Morrison sërish theksoi se Australia mbetet e angazhuar për gjetjen e një zgjidhjeje të konfliktit izraelito-palestinez që përfshin ekzistencën e dy shteteve.

Ai shtoi se kjo lloj përpjekjeje nuk po shkon dhe aq mirë; pasi deri tani nuk është bërë ndonjë progres i madh. Kundërshtarët politikë të kryeministrit nuk ngurruan të hidhen në sulm e t’i përshkruajnë komentet e tij si “një komplot mashtrues” për votuesit përpara zgjedhjeve kyçe në vend.

Statusi i Jeruzalemit mbetet një prej çështjeve më të kontestuara mes shtetit hebre dhe palestinezeve. Për Morrisonin, një skenar i ardhshëm mund të përfshijë njohjen e një kryeqyteti të autoritetit Palestinez nga Australia ne lindje te Jeruzalemit dhe një kryeqyteti Izraelit në perëndim te tij.

Kryeministri izraelit Benjamin Netaniahu e dha menjëherë në “Twitter” pëlqimin e tij për këtë njohje te mundshme.