Në sajë të operacionit kundër ndotjes së mjedisit për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e banorëve, Policia e Krujës ka arrestuar 9 shtetas, të cilët  në mënyrë të përsëritur, gjatë prodhimit të gëlqeres përdornin si material djegës materiale të ndryshme plastike, sintetike, mbetje fasonerie dhe goma automjetesh.

Një aktivitet i tillë ishte shqetësim i madh për banorët e zonës duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre dhe shkaktohej një dëm i madh në ambient.

Shërbimet e Komisariatit të Policise Krujë,  pas  informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore, si dhe nisur nga shqetësimet e banorëve të cilët ndiheshin të rrezikuar nga ndotja e ajrit pasi  disa shtetas në mënyrë të përsëritur në Krastë digjnin furra për prodhimin e  gëlqeres, duke përdorur si material djegës mbetje të ndryshme lëkure të fasonerive,  goma të përdorura automjetesh dhe materiale të ndryshme plastike dhe sintetike, mbrëmjen e djeshme kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll të befasishëm në Krastë.

Si rezultat janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• Lulian Agiçi 38 vjeç, banues  në Krujë;
 
• Mirgen Sheta 37 vjeç, banues në Krujë;

• Atdhe Sula 43 vjeç, banues në Krujë;

•  Ilir Sula 34 vjeç, banues në Krujë;

• Bajram Sula 64 vjeç, banues në Krujë;

• Liradin Kraja 61 vjeç, banues në Krujë;

• Fatmir Shullazi 47 vjeç, banues në Krujë;
 
• Ilir Babasi 48 vjeç, banues në Krujë;

 • Dalip Islamaj 49 vjeç, banues në Krujë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një mjet kamion tip Mercedez Benz i ngarkuar me mbetje fasonerie dhe plastike të rrezikshme që do të përdoreshin për djegie në këto furra në pronësi të shtetasit I.Babasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndotja e ajrit”në bashkëpunim, mbetur në tentativë parashikuar në nenin 201, 25, 22  të Kodit Penal.

Policia e Krujës falenderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton të denoncojnë çdo shkelje të ligjit duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.