Një vajzë e re në Durrës është larguar nga banesa e saj.

Ngjarjen e ka denoncuar në policinë e qytetit një ditë më parë, shtetasi N. R., vjeç 42, banues në Durrës, babai i të resë.

42-vjeçari ka kallëzuar tek efektivët se është larguar nga shtëpia vajza D. R., vjeçe 20.

Policia njofton se po punon për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.