Një shtetas rumun është arrestuar  për vrasjen e gazetares bullgare Viktoria Marinova, bën të ditur radio shtetërore duke cituar ministrin e Brendshëm.

Personi i arrestuar për vrasjen e gazetares Viktoria Marinova mendohet se është me origjinë ukrainase, shtetësi rumune që bënte jetën e njeriut të rrugës.

Trupi i pajetë i gazetares e cila ishte përdhunuar u gjet të shtunën e kaluar në një park në qytetin verior Ruse, pranë lumit Danub.

Ende nuk dihet nëse vrasja ka lidhje me punën e gazetares në televizionin lokal, ndërsa ditën e hënë qindra qytetarë bënë homazhe në Bullgari, duke e quajtur këtë shtet si vendin me lirinë e medias më të keqe në Bashkimin Europian.