Ish-presidenti i Koresë Jugore, Lee Myung-bak, është dënuar me 15 vjet burgim për korrupsion.
Lee është ndëshkuar në një seancë në Seul të premten nën akuzat për ryshfet, përvetësim dhe abuzim me pushtetin, duke u urdhëruar që të paguajë edhe 11.5 milionë dollarë gjobë.
Ish-presidenti në anën tjetër ka pretenduar se akuzat janë të motivuara politikisht. Ai është bërë ish-lideri i katërt jugkorean që është burgosur, duke pasuar burgimin e paraardhësit të tij në muajin prill. Park Geun-hye është dënuar me 33 vjet burgim pasi është gjetur fajtor për abuzim me pushtetin