Skuadra e meshkujve te Bayern Munchen nuk po kalon një periudhë shumë të mirë, por ajo e femrave ka pasur një ditë të shënuar… dy prej lojtareve të skuadrës janë martuar… bashkë!
Lucie Vonkova dhe Claudia Van Den Heiligenberg kanë vendosur të kurorëzojnë me një ceremoni tepër intime familjare dashurinë e tyre që zgjat prej disa vitesh. Por klubi bavarez e ka bërë publike ngjarjen e shënuar, duke i uruar të dyja futbollistet përmes një postimi në Twitter.
Lucie Vonkova, është një prej lojtareve çeke më të mira, pasi ka luajtur edhe 47 ndeshje me kombëtaren e saj, ndërsa Claudia van den Heiligenberg tashmë është tërhequr nga kombëtarja holandeze, por me të ka zhvilluar 97 ndeshje. Të dyja luajnë te Bayern, edhe pse holandezja, për shkak edhe të moshës, në skuadrën e dytë.





