Policia e Durrësit prej ditësh është duke kontrolluar automjetet luksoze.
Ka informacione se grupe të ndryshme kriminale që operojnë në Shqipëri qarkullojnë edhe në Durrës.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në mënyrë të befasishme janë duke kontrolluar për persona në kërkim dhe për armë e drogë që mund të posedojnë.
“DurrësLajm” ka siguruar fotot ku një automjet me targa angleze i tipit “Hummer”, shoqërohet nga policia, ndërsa operacioni i shoqërimit e kontrollit kryhet nga policët e maskuar të FNSH-së.
Burimet policore pohuan se kontrollet do të jenë të vazhdueshme.
K.H.





