Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës –Ankona e kthim gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti kanë transportuar 8% më shumë mallra dhe 4 % më pak udhëtarë, krahasuar me periudhën janar-shtator të vitit 2017.

Burimet e Sektorit të Statistikave, thanë se në 9-mujorin që sapo u mbyll tragetet kanë transportuar gjithashtu 645.409 ton mallra, të ngarkuar në kamionë dhe trajlera. 

Kjo është një sasi 8 % më e lartë se sa e nëntë muajve të parë të vitit 2017, ndërsa importet dhe eksportet janë rritur përkatësisht me 7 dhe 9%.

Tragetet gjithashtu kanë transportuar 51.940 kamionë dhe 4.617 trajlerë në nëntë muaj, përkatësisht 5 dhe 2 % më shumë se sa në janar-shtator 2017.

Nga të njëjtat burime mësohet se tragetet kanë kryer gjithsej 776 lundrime vajtje-ardhje, ose 10 lundrime më shumë se në nëntë muajt e parë të vitit të kaluar.