Pas rezultatit irritues të referendumit në Maqedoni socilademokratët në pushtet kërkojnë një rrugëdalje nga qorrsokaku. Një rol vendimtar do të luajë në këtë rast opozita nacionalsite.
Në referendumin për ndryshimin e emrit në Maqedoni qeveria nën socialdemokratët me kryeministër Zoran Zaev nuk ia doli të arrijë shumicën e neviojshme të pjesëmarrjes së të paktën 50 përqind të elektoratit. Vetëm 36,87 përqind nga gjithsej 1,8 milionë zgjedhës dolën në votime. Prej tyre shumica dërmuese me 91,48 përqind votoi për marrëveshjen me Greqinë.
Çfarë opsionesh ka tani?
Një mundësi është, që t’i bëhet thirrje ndjenjës së përgjegjësisë të partisë opozitare VMRO-DPMNE dhe deputetëve të saj për integrimin dhe të ardhmen e vendit dhe që ata të binden për ta mbështetur marrëveshjen me Greqinë. Për këtë ata duhet të miratojnë në parlament ndryshimet e parashikuara në kushtetutë. Për këtë janë të nevojshme dy të tretat e votave, ose 80 vota kundrejt 120 deputetëve që ka gjithsej parlamenti në Maqedoni. Koalicioni qeverisës aktualisht ka 71 vota, ndaj janë të nevojshme edhe nëntë vota nga opozita.
A është realiste shumica?
Opozita deri tani ka theksuar me këmbëngulje, se ajo nuk do ta mbështesë ndryshimin e emrit të vendit. Eshtë e parashikueshme, që në këtë drejtim nuk do të ketë ndryshim. Ndaj do të jetë e vështirë të gjenden deputetë “të pabindur” nga opzita, – madje as nga radhët e atrye, që kohët e fundit kanë dalë hapur kundër vendimeve të partisë së tyre, – që të jenë dakord me këto ndryshime. Brenda VMRO-DPMNE-së mbizotëron kultura e kërcënimevendaj atyre që ngrihen kundër e që sipas retorikës së partisë thuhet “të tradhëtojnë partinë dhe vendin”.
Ajo që e vështirëson edhe më shumë situatën është përçarja e thellë e shoqërisë në të ashtuquajtur “patriotë” dhe “tradhëtarë”. Polarizimin e pat nxitur qeveria e mëparshme nën kryetarin e atëhershëm të VMRO-DPMNE-së Nikola Gruevski dhe të njëjtën retorikë ndjek edhe pasardhësi i tij Mickoski. Në këtë mënyrë deputetët e VMRO-DPMNE, që veprojnë kundër vendimeve të partiosë, bëhen peng i politikës partiake dhe duhet të përballen me “dënimin e popullit”.
Çfarë mundësish të tjera ka?
Në një situatë të tillë kryeministrit socialdemokrat Zoran Zaev i mbetet vetëm një opcion: zgjehdjet e parakohshme parlamentare. Në këtë rast partitë, që e mbështesin marrëveshjen me Greqinë, duhet të arrijnë një shumicë të dy të tretave në parlament, që të mund të miratojnë pa pengesa ndryshimet kushtetuese.
Cili është plani kohor?
Zaev duhet të marrë shpejt një vendim. Nëse ai nuk ia del deri në fund të kësaj jave të gjejë mbështejen e VMRO-DPMNE-së për ndryshimet kushtetuese, atëherë ai duhet ta marrë vendimin për zgjedhje të parakohshme më së voni deri më 10 tetor. Zgjehdjet do tëduhej tëzhvillohen më së voni më 25 nëntor. Vetëm kështu parlaemnti i ri mund të miratojë në kohën e duhur deri në shkurt ose mars 2019 ndryshiemt kushtetuese.
Si janë shanset për Zaevin?
Qeveria aktuale shpreson, që një numër i madh i votave “pro” në referendumin popullor (605.016 zgjedhës, ose 91,48 përëqind e të gjitha votave të dhëna) janënjë garanci e mjaftueshme që në zgjedhje të fitojë pozicioni për një Maqedoni europiane, dhe jo pozicioni i VMRO-DPMNE-së për izolimin dhe status quo-në në vend. Në këtë kontekst është e rëndësishme, që në asnjë nga zgjedhjet e mëparshme një fitues nuk ka marrë më shumë vota se sa opcioni “po” gjatë referendumit.
Si qëndron puna me opsionin për zgjedhjet e reja?
VMRO-DPMNE do t’i shmangë zgjedhjet e reja. Në zgjedhjet e fundit partia humbi për shkak të retorikës së saj nacionaliste, veçanërisht kundër bashkësisë etnike-shqiptare, potenciali i saj për koalicion. Pa deputetët e zgjedhhur shqiptar asnjë parti maqedonase nuk mund të krijojë një qeveri të qendrueshme. N ërastin e zgjedhjeve të reja VMRO-DPMNE mund të pësojë humbje tëmëdha – edhe sepse politika e përçarjes shoqërore është kthyer tani në tiparin e saj. Për shkak të retorikës së saj nacionaliste është e mundur, që partia sërish të margjinalizohet.
Megjithatë funksionarët e aprtisë, që duan të mbeten anonimë, thonë, se VMRO-DPMNE deri në fund do t’i përmbahet kursit të saj. Kësisoj kryeministrit Zaev nuk i mbetet alternativë veçse të shpallë zgjedhje të parakohshme.
Çfarë mund të bëjë Athina në këtë situatë?
Ndërsa Zaev teorikisht ka dy opcione – ose marrëveshje me opozitën ose zgjedhje të reja – Greqisë nuk i mbetet tjetër, veçse të presë zhvillimet e mëtejshme në Maqedoni. Greqia do ta ratifikojë marrëveshjen, pasi Maqedonia të ketë bërë ndryhsiemt e nevojshme kushtetuese. Në rast se kjo nuk ndodh, atëherë marrëveshja bëhet e pavlefshme dhe si rrjedhojë me shumë gjasë do të ketë një prapaktheu edhe me sinjalizimin e dhënë për antarësimin e Maqedonsië në NATO dhe bisedimet e antarësimit në BE. /Deutsche Welle