Departamenti i Tatimeve në shtetin federal të New York-ut ka nisur hetimet ndaj Donald Trump, mbi dyshimet për evazion fiskal.

Dyshimet u hodhën nga disa dokumente të publikuara nga e përditshmja “New York Times”, ku flitej për skema të përdorura nga Trump dhe familjarët e tij, për të shmangur tatimet gjatë viteve ’90.

Dosja hetimore përmban rreth 100 mijë faqe me dokumente.

Në njërin nga rastet thuhet se i ati i ka dhënë Donald Trump 413 milionë dollarë, për të ulur në mënyrë fiktive tatimin mbi pasurinë e deklaruar.