Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës –Ankona e kthim, gjatë 9 muajve të parë të këtij viti kanë transportuar afro 712 mijë udhëtarë dhe mbi 152 mijë autovetura gjithsej – mësohet nga Sektori i Statistikave në APD.
Tragetet kanë kryer 776 lundrime gjithsej, ose 10 lundrime më shumë se sa në 9 muajt e parë të vitit 2017.
Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD mësohet se gjatë periudhës 9-mujore 2018, tragetet janë shfrytëzuar nga afro 338 mijë udhëtarë në hyrje në portin më të madh të vendit tonë, si dhe nga afro 78 mijë autovetura.
Ndërkaq nga Durrësi drejt porteve të Italisë janë nisur me tragete afro 375 mijë udhëtarë të tjerë me afro 75 mijë autovetura gjithsej.
Gjatë këtij 9-mujori tragetet kanë transportuar gjithashtu mbi 645 mijë ton mallra të ngarkuar në kamjonë dhe trajlerë.