"Pasi kemi kapërcyer krizën greke nuk do të donim të njëjtën krizë në Itali, një krizë si ajo e Greqisë është e mjaftueshme", tha Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, gjatë një visite në Gjermani, sipas mediave ndërkombëtare.

“Nëse Italia dëshiron një trajtim të posaçëm shtesë, kjo do të nënkuptojë fundin e euros. Duhet të jemi shumë të rreptë”– theksoi Juncker.

“Italia po largohet nga objektivat buxhetore që kemi miratuar së bashku në nivel evropian”– shtoi ai.