Një tërmet me magnitudë 7.5 ballë ka goditur Indonezinë, i cili gjeneroi edhe tsunam në zonat bregdetare.

Mbi 384 persona janë konfirmuar deri tani të vdekur, me qindra të plagosur e shumë të tjerë të zhdukur. Dallgët arritën mbi 2 metra lartësi në qytetin bregdetar Palun, si dhe në ishullin Sulawesi.

Video të tmerrshme janë publikuar nga zonat bregdetare, ku njerëzit duken të tmerruar, ndërsa mundohen të braktisin me shpejtësi ndërtesat e tyre.

Muajin e kaluar, një seri tërmetesh goditën ishullin indonezian Lombokut, ku të paktën 460 persona u konfirmuan të vdekur.