Një shqiptar është vrarë ndërsa dy persona të tjerë janë plagosur rëndë pasi persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të makinës në të cilën udhëtonin. Ngjarja është shënuar në rrugën Franklin Ruzvelt Nr. 63, në Shkup, gjysmë ore pas mesnate.
Personi që ka mbetur i vdekur është identifikuar si Naim Ameti, 44 vjeç, ndërsa 2 personat e tjerë të plagosur, shtetasit me iniciale F.E, 19 vjeç dhe A.P 49 vjeç. janë dërguar me plagë të rënda në Qendrën Klinike Nënë Tereza.
Ende nuk dihet identiteti i autorëve por policia është vënë në ndjekje të një makine në të cilën supozohet se gjendeshin sulmuesit. Ministria e Brendshme e Maqedonisë pritet të japë detaje lidhur me këtë incident.