Një ndeshje futbolli mes klubeve indoneziane Persegres Gresik United dhe Persiwa Wamena shpërtheu në kaos kur disa lojtarë që morën pjesë në një penallti të diskutueshme shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj gjyqtarit duke e gjuajtur me grushta si të ishin në ring. Gjyqtari Abdul Razak, mundohet t’i shmanget grushtave, por nuk di nga kush të ruhet më parë, pasi e sulmojnë të gjithë.

Gjithsesi ai ia doli të largohej nga fusha, por e çuditshme është se ai rikthehet pak minuta më vonë për të vazhduar lojën. Ajo që shokoi më shumë ishte deklarata e trajnerit pas ndeshjes:

"Në këtë ndeshje, të dyja ekipet luajtën mirë, ndeshja e sotme u dëmtua nga arbitri", tha trajneri Suimin Diharja. "Nëse ne me të vërtetë e duam futbollin indonezian, le të gjykojmë drejtë. Por nëse e lëmë këtë, lejojmë shkatërrimin e futbollit (kombëtar)", shtoi Suimin.

Arbitri e përfundoi ndeshjen duke u dhënë dy kartonë të kuqedy lojtarëve të Persiwa. Ngjarja ndodhi në mes të shtatorit.