Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet se era e fortë që fryn nga veriu ka shkaktuar një vonesë prej 1-2 orë në lundrimin e trageteve të linjës Bari – Durrës, të cilët priten rreth orës 9.30 në portin më të madh të vendit.
Ndërkaq, pas largimit të anijes “MSC Titanio” me gjatësi 240 metra, e cila u përpunua në Terminalin e Kontejnerëve, sot paradite në Terminalin Perëndimor kanë përfunduar përpunimin e janë gati për nisje edhe dy anije që shkarkuan afro 4200 ton melaminë dhe 3500 ton çimento importi.
Sot paradite në kalatën 5 u ankorua jahti “Queen K” me gjatësi 73 metra, i cili lundroi gjatë natës nga Budva (Mali i Zi) drejt Durrësit.