Era e fuqishme që përfshiu shumë qytete të Maqedonisë, përfshirë edhe Shkupin, ka shkaktuar probleme në disa pjesë të kryeqytetit, duke shkulur pemë dhe duke thyer degë të shumta.
Në një pjesë të lagjes Karposh të Shkupit është rrëzuar një kulm, ndërsa në shumë pjesë të tjera janë dëmtuar kabllot elektrike, për të cilat kanë ndërhyrë ekipet e EVN-së.
Është paralajmëruar mbledhje e shtabit të krizës, ku do të marrin pjesë udhëheqësit e ndërmarrjeve publike si: Higjiena komunale, Parqe dhe gjelbërime, Ujësjellësi dhe Njësia e zjarrfikësve.