Noah Cyrus po shet një shishe me lotët e saj, për 12,000 dollarë.

Këngëtarja 18 vjeçare ka nxjerrë në shitje shishen, si pjesë e koleksionit të saj të rrobave me firmën ‘Pizzaslime’.

“Kjo është një shishe me 12 pika loti nga Noah Cyrus, që kanë dalë si rezlutat i pikëllimit të saj”, thuhet në faqen e firmës. 

Bashkë me lotët, Noah shet edhe bluza me fotografi të babait të saj dhe një filxhan me fjalët “Lotët e Noah Cyrus”.

Pikëllimi që ka shkaktuar këto lotë të shtrenjtë vjen nga ndarja me Lil Xan, ish të dashurin e saj i cili merr pjesë edhe në albumin e saj.

Ata kanë qenë bashkë vetëm një muaj, por këngëtarja po e shfrytëzon këtë ndarje duke e bërë më dramatike për të promovuar albumin e saj me titull ‘GoodCry’, i cili del në shitje sot, më 21 shtator.