Nga Bledian Koka
Sot eshte zyrtare. Floket e nje deputeti te PD-se jane shume here me te rendesishme sesa floket, rraqet, pasuria, lotet apo edhe deshperimi i qytetareve te Jalit, Kukesit apo te gjithe Shqiperise qe u dhunuan sot nga IKMT-ja qe drejtohet nga ai qe i dha makinen dhe mburoje policore, ekzekutoreve te Azem Hajdarit 20 vjet me pare si komisar policie.
Sot i mesuam keto nga Lulzim Basha i cili heshti si fija e barit per rrethimin dheperdhunimin policor te Kukesit dhe qytetareve atje per kater dite, madje heshti edhe dje ku rinisi pagesa ne Rrugen e Kombit. Heshti edhe sot, por diku nga mbremja duket se deputeti i Vlores eshte merzitur shume nga sulmi verbal i Fatmir Metes, aq sa e detyroi Lulzim Bashen te dale ne pune edhe jashte orarit zyrtar te opozites 12-16, nga e Hena ne te Premte.
Pra vetem sot, pasi Fatmir Meta i bertiti Agron Shehajt, ndersa me heret kishte marre zvarre dhe kishte rrafshuar pasurine e 7 qytetareve te lebetitur, mesuam se bashkepunetori ne vrasjen e Azem Hajdarit na qenka rikthyer serish ne krye te nje organi shteteror, (jo komisariat, por IKMT).
Sepse vetem sot mesa duket e mesoi dhe Lulzim Basha, se pasi jane ricikluar te gjithe katilat e komunizmit, tani po riperterihet edhe pjesa me e erret e pushtetit socialist 98-2005. Sot mesuam edhe nje gje tjeter.
Kur e degjova Lulzim Bashen ne fund te fjalimit te tij te sforcuar duke iu hakerryer Edi Rames, per bese besova se po i thoshte "i mjeri ti po preke edhe nje fije floku qytetareve ne menyre te padrejte". Por jo. Zhgenjimi qe aty.
I gjithe hakerrimi fals i Lulzim Bashes kishte per qellim mbrojtjen e petinatures se Agron Shehajt dhe cdo deputeti tjeter demokrat. "Agronin mos ma prek, sa per qytetaret nene e moter atyre"- mu duk fjalimin e Lulzim Bashes.
Nuk ka asgje te keqe qe kryetari i partise te dale ne mbrojtje te deputeteve apo edhe te anetareve te forces politike qe drejton, por bashke me te paralajmerimi duhet te kete te nje vlere edhe ne rastet kur dhunohen, perdhunohen dhe shkaterrohen jetet e qytetareve, pervec krushqise se Rames.
Perndryshe, ashtu sic kryetarit te opozites nuk i plas me per qytetaret, ashtu edhe ketyre te fundit ka kohe qe nuk u ha me per kete te fundit dhe kjo eshte qarte si drita e diellit…
p.s…"do bejme nje proteste te mire pas nja dy javesh tek trau keshtu qe mos dilni neser"- i kishte thene Basha anetareve te FRPD-se ne Kukes dje!…
*Marrë nga postimi në Facebook i gazetarit