Bradley Cooper dhe Irina Shayk duan të zgjerojnë familjen e tyre, sipas mediave rozë. Një burim i afërt me çiftin e famshëm tha se aktori dhe supermodelja ruse duan të kenë një tjetër fëmijë.

"Ata kanë filluar përpjekjet për të sjellë një tjetër fëmijë. Bradley dhe Irina shpresojnë të bëjnë Lean me një motër ose vëlla vitin e ardhshëm. Aktori dëshiron një tjetër vajzë pasi kërkon që Lea të ketë një lidhje të veçantë me motrën. Ndërsa Irina është e dëshpëruar për një djalë. Ata kanë filluar të vendosin baste mbi gjininë e fëmijës. Natyrisht, në fund të ditës që të dy dëshirojnë një fëmijë të shëndetshëm," –shtoi burimi.

Cooper dhe Shayk janë prindër të një vajze 1 vjeçe Lea De Seine Shayk Cooper.

Në një intervistë më parë 43-vjeçari foli hapur për mënyrën sesi të qenurit baba për herë të parë i ndryshoi pikëpamjen për jetën dhe se ka ndikur në karrierën e tij të aktrimit.