Ministri i Jashtëm Ivica Dacic tha se Serbia do të njohë Kosovën dhe do të lejojë që të ketë karrigen në OKB, kur të "fluturojnë derrat".
Daçiç theksoi gjithashtu se autoritetet e Prishtinës po dërgojnë "mesazhe shumë të ndryshme që nuk kanë të bëjnë me realitetin".
Duhet të kërkohet kompromisi për çështjen e Kosovës vazhdoi ai.
Daçiç komentoi edhe deklaratat e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në lidhje me bashkimin e Preshevës me Kosovën, duke nënvizuar se Thaçi "duhet të thotë diçka, sepse ai është nën sulm nga të gjitha anët", citon B92.
"Ata nuk do të flasin për korrigjim të kufirit, por duan Preshevën dhe Bujanocin. Janë shumë të mençur dhe ju e dini kur do të ndodhë, kur Kosova të bëhet anëtare e OKB, kur do t'i njohim si shtet, kur derrat të fluturojnë ", u tha Daçiç gazetarëve gjatë vizitës në ambasadën e Greqisë në Beograd.
"Pala tjetër e cila nuk dëshiron korrigjim të kufijve kërkon që Serbia ta pranojë Kosovën, ndërsa si kompensim ta fitojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në veri. Unë u them: Harrojeni, s’ka asgjë nga kjo punë”, tha Daçiç.