Nga Klodiana Haxhiaj*
Leo 7 vjecar sot ma hengri zemren! Sot ky zog biond me syte bojeqelli duhet te ish ne klase te pare, me shoke e shoqe drejt nje te panjohure te bukur..
Ne fakt ai ish veshur me pantallona trecerekshe, sandale e bluze me menge te shkurtra te pastra (i paster e i lare), dhe erdhi aty tek kafe Flora me perqafoi sikur te ish im bir.
Edhe mua edhe shoqen time. Menduam mos ish i ndonje klienti aty prane, por jo. Sa femije i embel. Na kerkoi ndonje monedhe dhe futej poshte krahut tim si zog.
Leo na tha se lypte pasi ishte i madhi i kater femijeve, me e vogla motra ishte ende ne bark te nenes. Vetem i ati i punonte.
I thashe pse nuk ke shkuar ne shkolle e me tha qe se kishin cuar e ai nuk e dinte pse.
Me perqafonte pa pushim me krahet e vogla e trupin imcak sa shume dashuri donte. Dhe une i thashe qe te vije te jetoje me mua nese do, e do ti jepja cfare te donte ai, ta coja ne shkolle e skishte pse te lypte me.
– Jo jo tha se po pres me padurim motren e vogel sa ta Linde mami. Tha qe mami i lypte se bashku me motren 5 vjecare dhe vellain 3 vjecar.
Pak me vone ne lokal erdhi edhe motra e tij 5 vjecare. E lare e paster si i vellai.
Pas Leos u afeksionuam te gjithe si kliente, mblodhi nje grusht leke duke falur dashuri duke na perqafuar e buzëqeshur me aq natyrshmeri. I vogli qe duke perqafuar ne jepte aq shume dashuri. E griva ne te puthur ne te dashur.
Pas nje kohe u ngashëryem me Trendafile Visha se Jeta eshte kaq mizore dhe e pashpirt. Ky vogelush sot duhej te ish ne klase te pare ndersa Zoti jep femije atje ku nuk dine ku skane e smunden ti mbajne edukojne rritin e tu plotesojne kushtet.
Per sherbimin social te Tiranes Leon e keni para kafe Flores! Une e dua shume ate femije me gjithçka qe ka!
*Marrë nga postimi në Facebook i gazetares